PËR ATË QË E DI ÇFARË KËRKON, ÇDO GJË ËSHTË NJË SHENJË
“Në një zemër të pastër nuk rri dot inati. Një gjuhë që kërkon të vërtetën nuk ndotet me gënjeshtra. Nëse çdo gjë në jetë shkon mbrapsht, dije se ti ke hyrë në drejtimin e gabuar.”
Njeriu, gjithmonë i ka vonuar gjërat që i ka ndjekur me vrull. Sa më shumë që e ka shtyrë diçka, aq më shumë është detyruar prej saj. Aty ku ka tërhequr fort, e ka thyer. Aty ku ka besuar se ishte e vërteta, është kapluar nga ëndrra e saj, dhe sërish, është vënë në provë nga realiteti i asaj ëndrre. Ky nuk është ndëshkim, por thjesht një kosto. Jeta është një provë ku ëndrra dhe e vërteta ndërrojnë vazhdimisht vendet, nganjëherë edhe duke u gërshetuar me shoshoqen.
Ritakimi i papritur, pas shumë vitesh, mes një dervishi të ri dhe një gruaje të lodhur që nuk i ka larë dot hesapet me të shkuarën, do të bëhet shkak që miqësia e tyre e pazbehur të vihet sërish në provë, sepse gjërat që ata duhet t'i mësojnë njëri-tjetrit ende nuk kanë marrë fund.
Ky roman, nga Hakan Mengüç, librat e të cilit janë përkthyer në më shumë se pesëmbëdhjetë gjuhë, do t'ju hapë dyert e shndërrimit të vetes.