

Sekreti i një mardhënie jetëgjatë
-
-
A mund të zgjasë dashuria? Çfarë e bën një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur?
Hakan Mengüç, një nga autorët më të dashur të zhvillimit personal, sjell një libër të ngrohtë, të sinqertë dhe frymëzues që flet drejtpërdrejt me zemrën e lexuesit.Në këtë libër, ai shpjegon sekretet e marrëdhënieve të suksesshme: pranimin e tjetrit ashtu si është, komunikimin e ndershëm, respektin, ndjeshmërinë dhe rritjen së bashku. Me histori të shkurtra, reflektime të thella dhe shembuj nga jeta e përditshme, Mengüç na kujton se dashuria nuk është përpjekje për ta ndryshuar dikë, por arti për ta kuptuar dhe për ta dashur atë në esencë.
Një libër i domosdoshëm për këdo që dëshiron marrëdhënie më të qeta, më të sinqerta dhe më të forta — me partnerin, familjen dhe vetveten.
-


