

Arti i të thënit JO
12.00€
Në stok
Sasia
Shpesh mendohet se liria është mungesa totale e kufizimeve, një jetë e çliruar nga çdo rregull. Megjithatë, liria e vërtetë nuk qëndron në të qenit i parregullt, por në vendosjen e kufijve të fortë dhe të qartë personalë. Këta kufij shërbejnë si themele thelbësore të ekzistencës dhe mirëqenies sonë psikike. Vetëm kur individi guxon t'i përcaktojë dhe mbrojë këto kufij, fillon të ushqejë respekt ndaj vetes. Kjo aftësi është çelësi për të marrë kontrollin e vërtetë mbi jetën. Fjala "JO" shndërrohet në mjetin kryesor për këtë liri. Nuk është akt egoizmi, por vetëkujdes. Të mësosh si të thuash "JO" pa u ndier fajtor do të thotë t'i japësh fund barrës së vendimeve që merren vetëm për të kënaqur të tjerët.
Ndaje:


